Veshja ideale në shtrat për 12 shenjat e horoskopit

Veshja ideale në shtrat për 12 shenjat e horoskopit

E kishit imagjinuar ndonjëherë? Për dikë është shumë e  vështirë të vendosë se çfarë të vesh kur është në intimitetin e dhomës së gjumit. Fatmirësisht, yjet mund të na vijnë në ndihmë edhe kësaj radhe duke na këshilluar se çfarë të mbathim nën çarçafë për të qenë në harmoni me Horoskopin tonë, sipas shenjës zodiakale.

DASHI - Ai - Mashkulli Dash vesh çfarë të mundet për të fjetur, me kushtin që muskujt e tij të jenë të dukshëm. Mos i dhuroni pizhama me kuadrata apo me mëngë të gjata. Ai preferon pantallonat e vjetra dhe bluze pa mëngë.

Ajo - Gruaja Dash, kur shkon për të fjetur, nuk ka nevoja të veçanta apo të sofistikuara dhe ka shumë dëshirë të veshë bluzet e partnerit të saj. Nëse kjo nuk do jetë e mundur, kënaqet me pizhama të kuqe që ndjell energjitë dhe forcat e Marsit.

DEMI - Ai - Demi është një shenjë që preferon komoditetin dhe, kur shkon në shtrat, komforti duhet të jetë absolut. Preferon pizhama me materiale të kushtueshme, të buta dhe delikate me lëkurën, të cilat mund të hiqen me lehtësi gjatë netëve të nxehta të pasionit.

Ajo - Gruaja Dem nuk heq dorë nga feminiliteti i saj as kur bëhet fjalë për gjumin. Për këtë arsye, këmishat e saj të gjumit ngjajnë shpesh me fustane për të dalë. Admiron lidhëset dhe fjongot, por kur bën ftohtë, nuk nguron të vishet trashë.

BINJAKËT - Ai - Një ndër karakteristikat e meshkujve të kësaj shenje është zakoni për të mos pasur zakone. Ka ditë në të cilat vishet me pizhama elegante dhe seksi, ka dhe ditë në të cilat vishet me rroba të përdorura dhe të vjetra, sikurse ka raste kur mund ta zërë gjumi me xhinset veshur.

Ajo - Për gruan e Binjakëve, çdo rast është i mirë për të provokuar personat që ka përreth dhe kur shkon të flejë zgjedh të veshë një t-shirt me dizenjo apo shkrime provokuese. Ajo e merr celularin edhe në shtrat.

GAFORRJA - Ai - Mund të thuhet se mashkulli Gaforre ka një koleksion të gjerë pizhamash, të cilat i vesh në shumë raste të përditshmërisë së tij dhe jo vetëm në shtrat. Para se të flerë, i pëlqen të lexojë ndonjë gjë.

Ajo - Gruaja Gaforre, kur shkon të flejë, njihet shumë thjesht: vesh gjithnjë pizhama në ngjyra pastel me imazhe të ndonjë arushi apo personazhi të kartonave të animuar. I pëlqen shumë të flejë në shoqërinë e kafshëve të saj të dashura.

LUANI - Ai - Meshkujt Luan dashurojnë stinën e verës, sepse urren idenë për të veshur pizhama leshi apo fanellatë që nëna, gruaja, apo motra kanë zgjedhur për ta.

Një Luan ndihet më komfort kur vesh boxera të thjeshtë dhe një t-shirt me ngjyra.

Ajo - Sa herë në vitrinat e dyqaneve të të brendshmeve shihen pizhama që bien në sy, si për nga stili dhe për nga ngjyrat, mund të pyesim se kush mund të veshë gjëra të tilla. Përgjigja  është e thjeshtë: Një grua e shenjës së Luanit. Ajo do të bjerë në sy edhe kur bëhet fjalë për gjumin.

VIRGJËRESHA - Ai - Burri i shenjës së Virgjëreshës nuk i kushton shumë rëndësi ngjyrës apo llojit të pizhamave, por e ka të rëndësishme pastërtinë e tyre, aromën dhe hekurosjen. Për t'i garantuar qetësinë mendore kur fle, është e nevojshme të ndërrosh shpesh çarçafët.

Ajo - Në gardërobën e gruas Virgjëreshë është e mundur të gjesh shumë pizhama të bukura, të vendosura në rregull, sipas ngjyrës dhe materialit. Por nuk mbaron këtu! Nën pizhamat e fanellatës, mund të gjeni veshje intime shumë seksi, për t'u veshur në rast nevoje.

PESHORJA - Ai - Mashkulli Peshore është pa dyshim burri më elegant i Zodiakut edhe kur shkon për të fjetur.

Në gardërobën e tij mund të gjeni pizhama mëndafshi, të kombinuara me pantoflat e duhura, gjithçka sipas modës së fundit.

Ajo - Një grua kaq e rafinuar vesh me stil çdo gjë, edhe rrobat e gjumit. Zgjedh gjithnjë pizhamat me modele të thjeshta dhe ngjyra të errëta, por në të njëjtën kohë, të tejdukshme dhe provokuese.

AKREPI - Ai - Një burrë misterioz si Akrepi e urren veten të veshur me pizhame dhe rrallë mund t'i përdorë. Pak para se të futet në shtrat, zhvishet dhe rri vetëm me boxer apo të mbathura slip. Ndonjëherë vesh edhe bluzet që ka për zemër.

Ajo - Gruaja Akrep ka shumë dëshirë të jetë provokuese dhe seksi, sidomos kur shkon në shtrat. Ajo ka në gardërobën e saj një koleksion me këmisha nate në ngjyra të ndryshme, veçanërisht të errëta. Admiron të brendshmet transparente dhe me lidhëse, të cilat lejojnë t'i shohësh format.

SHIGJETARI - Ai - Mashkulli Shigjetar ka tendencën të lumturojë partneret e tij, duke veshur pizhama dhe boxer të cilat ia kanë dhuruar në raste të ndryshme, edhe me fantazitë më të shfrenuara. Ndonjëherë i pëlqen të veshë bluzen e skuadrës së preferuar.

Ajo - Duke qenë një grua sportive, Shigjetarja ka një koleksion bluzesh të cilat shpesh arrin t'i përdorë vetëm për gjumë. Në rastet oportune, admiron të surprizojë partnerin e saj vetëm me të brendshmet.

BRICJAPI - Ai - Nga burri Bricjap duhet pritur qetësi edhe kur shkon në shtrat? Sigurisht që po! Zakonisht vesh pizhamat klasike, me ngjyra pak të zbehta. Por e jashtëzakonshmja qëndron në faktin se ka të njëjtat pizhama prej dhjetë vjetësh!

Ajo - Kur shkon të flejë, gruaja Bricjap ka shumë dëshirë të veshë pizhama për burra, të cilat i japin një hije pak autoritare. Nuk i do ngjyrat shumë të ndezura dhe refuzon të veshë bluze me stampime kafshësh.

UJORI - Ai - Problemi me mashkullin Ujor qëndron tek kompletet. Edhe pse ka pizhama të ndryshme si në stil edhe në dizenjo, nuk është çudi që Ujori mashkull të veshë pantallonat e një pale dhe bluzen e një pale tjetër. Kjo është pjesë e shpirtit të tij rebel dhe pak artistik.

Ajo - Për gruan Ujor nuk ekzistojnë rregulla për në shtrat, as në orar dhe as në paraqitje. Mund të veshë një palë pizhame fanellate me arushë, të brendshme mëndafshi super seksi, bluzen e parë që do gjejë, apo mund të shtrihet nudo nën çarçafë.

PESHQIT - Ai - Burri i shenjës së Peshqve është një mashkull i sofistikuar, edhe pse ndonjëherë nuk ta jep përshtypjen. Atij i pëlqen të ndjekë modën, ndaj vesh pizhamat e para që i këshillon shitësja apo inspirohet nga personazhet mediatikë të preferuar. Urren të flejë vetëm.

Ajo - Për gruan e Peshqve, të shkojë të flejë, mund të konsiderohet një 'rit' i vërtetë, në të cilin nuk mund të mungojnë përkëdhelitë dhe puthja e natës së mirë. Veshja që zgjedh për të fjetur është klasike, e thjeshtë, por në të njëjtën kohë, sensuale.

EMISIONET