Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është shprehur i bindur se këtë javë do të ratifikohet demarkacioni me Malin e Zi.

"Jemi duke zhvilluar kontakte intensive me partnerët nga pozita dhe opozita", ka thënë Veseli në mbrëmjen e së hënës.

“Besoj shumë se do të arrijmë konsensusin”, ka theksuar ai, për televizionin publik të Kosovës.

“Qytetarët tanë nuk e meritojnë të jenë të izoluar", është shprehur Veseli.

Ai ka refuzuar të komentojë për mundësinë e mosratifikimit të Demarkacionit gjatë kësaj jave.

/Ora News.tv/