Vesa Luma dhe Big Basta drejt divorcit? Këngëtarja i përgjigjet thashethemeve

Vesa Luma dhe Big Basta drejt divorcit? Këngëtarja i përgjigjet

Këngëtarja Vesa Luma me reperin Big Basta u martuan para pak vitesh dhe gëzojnë djalin e tyre, Rian. Ajo u zhvendos nga Prishtina për të filluar një jetë të re në Shqipëri, por zgjati pak pasi bashkëshorti u largua në një vend tjetër.

Big Basta ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke lënë familjen këtu, gjë që mund t'i ketë distancuar. Filluan spekulimet se marrëdhënia e tyre është në krizë dhe drejt divorcit, prandaj Vesa ka vendosur të reagojë për herë të parë.

Në një intervistë për ‘Glam Radio’, ajo bëri të qartë se asgjë nuk është e vërtetë, thjesht janë larg prej disa kohësh.

Kjo mund të jetë një mënyrë që Big Basta ka zgjedhur për të krijuar një jetesë të re për familjen e tij, prandaj nuk do ishte e habitshme nëse këngëtarja do shpërngulej në ShBA.

EMISIONET