Vertet prisni qe Arta Marku te hetoje skandalin korruptiv te tenderit te Unazes se Madhe?!

Vertet prisni qe Arta Marku te hetoje skandalin korruptiv te tenderit te Unazes

Dashuri e PERKOHESHME ne koherat e Protestes

Vertet prisni qe Arta Marku te hetoje skandalin korruptiv te tenderit te Unazes se Madhe?! Po ajo sonte po feston.

Arta Marku edhe pak dite mbush nje vjece si Prokurore e Pergjitheshme e PERKOHESHME. E te mendosh qe miqte e saj deputete socialiste qe e vune aty ku eshte sot, thane qe vetem dy muaj do te qendronte ne detyre.

Shpejt ajo do te zevendesohet sepse e kreu detyren e saj te PERKOHESHME: shkarkoi dhe transferoi prokuroret qe nuk i duheshin Rames dhe vuri ata qe i duheshin atij, bllokoi dosjet dhe prishi hetimet qe i digjnin Kryeministrit. Urdheroi prokuroret qe te marrin pjese ne mbledhjen per zgjedhjen e KLP pasi i kercenoi per nje vit me transferime dhe dosjet e vetingut.

Per te gjitha sherbimet qe ka kryer ne nje vit, Edi Rama sot i gjeti nje pune edhe per nje vit. Arta Marku u emerua sot pa short, ne kundershtim me ligjin ne Keshillin e PERKOHSHEM te Emerimeve ne Drejtesi. E kam seriozisht, edhe ketu e PERKOHESHME eshte. Ligji parashikon short mes kandidateve. Por Arta Marku perjashtoi gjithe prokuroret e tjere dhe vuri vetem veten e saj dhe keshtu nuk u hodh short, por ajo u emerua direkt nga Gramoz Ruci.

Ne kete KED e Perkoheshme, Arta Marku do te perfaqesoje Prokurorine e Pergjitheshme. Por kur sipas Kushtetutes te largohet prej atij posti, do te kthehet prokurore rrethi. Pra ne kujdershtim me ligjin, nje prokurore rrethi do te perfaqesoje Prokurorine e Pergjitheshme. Ky palacollek eshte vetem nje adulterizem i turpshem ligjor!

Cdo marredhenie apo dashuri e jashteligjeshme, e perkoheshme eshte. Nderkohe Arta mban ne dore nje luledele dhe ben llogarite: do me mbaje...nuk do me mbaje...

Dhe ju prisni qe Arta te hetoje Edi Ramen! Ajo ka luledelen e saj.

EMISIONET