Vërshime të shumta në Elbasan, përmbytje tokash e bllokim rrugësh

Vërshime të shumta në Elbasan, përmbytje tokash e bllokim

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar një sërë problemesh edhe në Bashkinë e Elbasanit, por autoritetet thonë se situata është nën kontroll. Nga situata më e fundit në këtë qark, bëhet me dije se në Gjergjan përroi i Llixhës ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur toka bujqësore, por banesat nuk janë në rrezik.

-Në Njësinë Administrative Papër,  rruga Pajun-Papër-Sollak është bërë e pakalueshme.

-Në Njësinë Administrative Tregan është shembur 400 metra tub të ujësjellësit në fshatit Tudan.

-Rruga Griqanit në Njësinë Administrative Labinot-Fushë, kalohet me vështirësi pasi është e tejmbushur me ujë.

-Në Njësinë Administrative Labinot-Mal është bllokuar rruga për në fshatin Lamollë dhe nuk kalojnë mjetet.

-Nuk ka asnjë problem në qytet, falë masave paraprake të marra, të gjitha rrugët janë të pastra.

-Fshati Muriqan që ndër vite ka ndjere i pari efektet e shirave dhe rritjen e nivelit të lumit Shkumbin sot paraqitet me pak probleme, falë argjinatures së bërë gjatë muajve Qeshor dhe Korrik.

-Të gjitha ekipet janë në monitorim të vazhdueshëm të përrenjve të Zaranikës dhe Manazderes.


EMISIONET