Vepra e Mid’hat Frashërit, ribotohet vëllimi i 3 i punës letrare të Lumo Skëndos

Vepra e Mid’hat Frashërit, ribotohet vëllimi i 3 i punës

Ribotohet vëllimi i tretë me punën letrare të Mid’hat Frashërit, me pseudonimin letrar Lumo Skëndo. Përmbledhje e punëve letrare, nga shkrimet, prozat poetike e skicat që janë pjesë e fondit të artë të letrave shqipe.

"Shumë herë ideali për shqiptarin është të qenët i zoti, me çdo mënyrë që të jetë. Pa dyshim, duke pasur horizontin të ngushtë, nuk mund të kërkojë veç sukseset e lehta.”

Këto janë fjalët e Mid’hat Frashërit për Shqipërinë e shqiptarët, që tregojnë më së miri për qëllimin e lartë të tij; ndriçimin e popullit përmes dijes duke u zgjeruar horizontin.

Në praninë e veçantë të shkrimtarit me përmasa botërore Ismail Kadare, Instituti “Lumo Skëndo” publikoi këtë të mërkurë vëllimin e tretë të veprës letrare të Lumo Skëndos.

Pas dy vëllimeve të para ku bie në sy ribotimi i revistës Diturija, vëllimi i 3 plotëson edhe më tej mozaikun e fondit të jashtëzakonshëm që ka trashëguar intelektuali i madh Lumo Skëndo.

Një përmbledhje e rrallë me poezi, proza poetike, skica e kujtime të cilat i ofrohen lexuesit shqiptar për herë të parë.

Instituti “Lumo Skëndo” do të vijojë punën dhe me 10 vëllime të tjera.

EMISIONET