Gian Piero Ventura është i bindur se do jetë Italia skuadra që do “udhëtojë” drejt Rusisë verën e ardhshme Në një intervistë për mediat italiane tekniku 69 vjeçar ka deklaruar se ndeshja e kthimit do jëtë një fytyrë tjetër e asaj të Stokholmit.

"Ne kemi analizuar gjërat që shkuan keq në Stokholm dhe jemi  mjaft  të vetëdijshëm se ky takim është thelbësor për ne. Ne e dinim se me  Spanjën në grup, play-off-i  nuk mund të ishte çudi por në “San Siro” do shikoni një tjetër Itali, dhe  një rezultat pozitiv aty  shpresojmë të  na ndihmoj që të kalojmë Suedinë.
 
Takimi i kthimit midis Italisë dhe Suedisë do luhet nesër në “San Siro” , ku do vendoset gjithçka për skuadrën që do jetë pjesë e Rusi 2018”



/Ora News.tv/