Debutimi për tu harruar ai i Luftëtarit në Europa League. Bluzinjtë u mposhtën me shifrat e thella 5- 0 nga Ventspils, duke shuar thuajse përfundimisht shpresat për një kalim në raundin tjetër.

Heroi i Ventspils ishte padyshim talenti 19 vjeçar Akinyemi Adeleke, i cili realizoi një poker personal. Se do ishte një takim i vështirë u pa që në minutat e para me letonezët që kaluan në avantazh pas vetëm 8 minutash lojë.

Nga pika e bardhë nuk gaboi talenti afrikan Akinyemi Adeleke. Por 4 minuta më vonë ishte sërish 19 vjeçari që dyfishoi shifrat, ndërkohë që shënoi sërish, në minutat 24 dhe 43.

Goli që plotësoi "manitën" mban firmën e Alyegut i cili realizoi nga pika e bardhë në minutën e 37-të.

Përfundimisht 5 me 0 dhe ndeshje e kthimit, pikërisht pas një jave do të jetë një formalitet për letonezët, që thjeshtë vijnë pët të menaxhuar rezultatin e përballjes së parë.

/Ora News.tv/