Vendosi 2 rekorde, Klopp zbulon arsyen e firmës me Van Dijk

Vendosi 2 rekorde, Klopp zbulon arsyen e firmës me Van Dijk

Shuma e shpenzuar prej 75 milion funtesh për një mbrojtës si Virgil van Dijk, ka ngritur shumë pikëpytje në opinionin sportiv, ndërsa shumë të tjerë janë skeptik se gjigandi hollandez nuk do të përmbushë çmimin e paguar për t'u transferuar në "Enfield".

Një pyetje që i është përgjigjur tekniku i Liverpool, Jurgen Klopp që e kërkonte prej kohësh mbrojtësin, por mbrëmja e djeshme ka qënë e suksesshme, ndërsa transferimi i 26 vjeçarit tek të kuqtë ka vendosur dhe 2 rekorde: mbrojtësi më i shtrejtë në histori dhe blerja më e shtrejtë e klubit të Liverpool.

Në një intervistë për "Sky", Klopp ka shpjeguar arsyet e interesimit të klubit për të firmosur me van Dijk

 "Ai ka kualitet, prandaj e kemi marrë atë. Është e vështirë për momentin, sepse teknikisht ai është ende lojtar i Southampton. Unë mund të imagjinoj njerëzit do të mendojnë 'ëoë, por për mua nuk është me të vërtetë interesante. Ne nuk bëjmë çmimin, tregu bën çmimin dhe gjëja e parë që të gjithë përkrahësit e Liverpool duhet të harrojnë së shpejti është çmimi. Ne flasim vetëm për lojtarin dhe atë që ai mund të sjellë - cilësitë, mentalitetin dhe karakterin e tij. Kjo është arsyeja pse ne jemi vërtet të lumtur për këtë "- përfundoi  trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp.

EMISIONET