Kryeministri Edi Rama nga Divjaka ku është duke zhvilluar takimin e radhës të fushtës elektorale për “Bashkia që Duam”, tha se akti i Presidentit Ilir Meta është një akt të panjohur në historinë e qeverisjes së botës.

Rama u shpreh se Parlamenti ka për detyrë të reagojë në emër të sovranit kur Presidneti “çmendet”, ndërsa theksoi se Meta e ka humbur të drejtën të qëndrojë në zyrën e Preisdentit të Republikës.

Edi Rama: Ilir Meta ka kryer një akt të panjohur në historinë e qeverisjes së botës. Firmos dhe ç’firmos. Sikur bota të hynte në logjikën e Ilir Metës, që firma e çdo autoriteti të ishte e mundur të zhbëhej, nuk do  kishte më shtet, rregull, drejtim, por gjithë bota do bëhej rrumpallë e madhe. 

Kjo do të mbetet vetëm një vepër e shëmtuar, një vepër papërgjegjshmërie dhe një vepër që nuk mund as të pranohet dhe as të tolerohet. Ilir Meta e ka humbur të drejtën të qëndrojë në zyrën e Preisdentit të Republikës, për sa kohë që fuqia e popullit sovran është tek Parlamenti dhe për sa kohë që Parlamenti ka detyrën të reagojë në emër të sovranit nëse Presidenti çmendet.

/Ora News.tv/