Holanda kërkon vendosjen e vizave për Shqipërinë, vendimin përfundimtar e merr BE

Holanda kërkon vendosjen e vizave për Shqipërinë, vendimin

Në Parlamentin holandez është përforcuar përpjekja për të pezulluar regjimin e lirë të vizave me Shqipërinë.  Edhe pse vendimi përfundimtar e merr Komisioni Evropian debati ka trazuar edhe politikën shqiptare, ku ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, i bëri thirrje qeverisë që të mos merret me protestuesit e opozitës, por të luftojë krimin.  Ndërsa nënkryetari I PD edi Paloka e konsideron propozimin një dhuratë të qeverisë Rama.

Kërkesa e disa deputetëve të Dhomë së Ulët të parlamentit holandez për pezullimin e regjimit të lirë të vizave me Shqipërinë ka shqetësuar politikën në vend.

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka e quajti “dhuratë të një qeverie dhe një kryeministri që jo vetëm po shkatërron të ardhmen, por po na kthen mbrapa në kohët më te errëta.”

Ndërsa Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, i bëri thirrje qeverisë të luftojë krimin në vend që të merret me protestuesit e opozitës.

Gjosha: Sot Parlamenti holandez ka votuar me 108 vota pro dhe 42 kundër për rikthimin e regjimit të vizave për shqiptarët, për shkak të kriminalitetit të lartë me origjinë shqiptare që ka shkaktuar një problematikë të madhe në vendin e tyre. Parlamenti më tej kërkon ti drejtohet Komisionit Europian që të miratojë këtë kërkesë, qoftë edhe vendosjen e vizave vetëm për Mbretërinë e Bashkuar, dhe rikujtoj këtu që çdo vend i Bashkimit Europian, flas këtu për një procedurë të miratuar vite më parë, ka të drejtë t’i kërkoj Komisionit Europian rikthimin e vizave nëse atyre u cenohet siguria e tyre kombëtare. Dhe në këtë rast pikërisht bëhet fjalë për sigurinë kombëtare të tyre, për sigurinë e qytetarëve të tyre, për shkak të krimit të lartë, i cili tashmë është eksportuar nga pala shqiptare.

Ky vendim i paprecendtë, të cilin e kam paralajmëruar shumë kohë më parë, që pas konkluzioneve të Këshillit në Qershorin e kaluar, po vendos në rrezik një të drejtë të qytetarëve tanë, të fituar 10 vjet më parë për të lëvizur të lirë në hapësirën Shengen.

I bëj thirrje Ministrit të Jashtëm, të komanduar në mënyrë antikushtetuese të mos merret më me targat dhe pasaportat diplomatike, por në mënyrë urgjente të kërkojë dialog me palën holandeze për të frenuar këtë fenomen, që mund të marrë përmasa të papërshkrueshme në debatin e ardhshëm të Këshillit, pra të vendeve anëtare. I bëj thirrje Ministrit të Brendshëm të ndalë menjëherë arrestimet e qytetarëve që protestojnë paqësisht në të drejtën e tyre, dhe të merret seriozisht me të gjitha instancat që ai drejton, për të luftuar krimin e organizuar që nuk ka destabilizuar tashmë jo vetëm Shqipërinë, por është prezent përtej kufijve tanë.

Megjithatë, parlamenti holandez vendimin mund t’ia kërkojë qeverisë që ta parashtrojë çështjen në Komisionin Europian. Vetëm ky institucion i BE-së me votë unanime mund të rikthejë regjimin e vizave në zonën Shengen për qytetarët e një vendi jashtë bllokut.

Komisioni i BE-së ka miratuar një mekanizëm emergjence për pezullimin e regjimit të vizave në rast se vendet që e kanë përfituar i shkelin kushtet. Deputetët holandezë e kërkuan aktivizimin e këtij mekanizmi për shkak të kriminalitetit të lartë në vend dhe numrit të lartë të grupeve me prejardhje shqiptare. Një pezullim të tillë e ka kërkuar dhe Franca më parë për shkak të numrit të lartë të azilkërkuese.

EMISIONET