Pezulli i Skënderbeut me 10 vite nga Kupat e Europës ka zënë vend edhe në mediat botërore.

Tabloidi gjerman "Sport1" i ka kushtuar jehonë të madhe dënimit të skuadrës korçare, teksa shkruan se bardheblutë e mbrojtën veten kot, pasi mori një dënim të rëndë për shkak të manipulimit të ndeshjeve.  

Korçarët kanë tërhequr vëmendjen edhe të mediave belge, me "Voetbalprimeur.be" që i kushtoi një artikull të veçantë vendimit të CAS në dëm të Skënderbeut. Por jo vetëm kaq. Dënimi i skuadrës tonë ka fituar vend edhe në gazetën amerikane "The News&Observer".

"Gjykata (CAS) mbështet vendimin e UEFA-s për të dënuar me 10 vite klubin shqiptar "-titullohet artikulli i gazetës amerikane.

Rreth 50 ndeshje të Skënderbeut në vitet e fundit dyshohet se janë manipuluar, ndërsa përpos dënimit me 10 vite, korçarët duhet të shlyejnë edhe 1 milion euro gjobë.





/Ora News.tv/