Pas muajsh pritjesh ka ardhur dhe vendimi i Gjykatës Arbitrazhit Sportiv që ka lënë në fuqi pezullimin për 10 vite nga Kupat e Evopës për skuadrën e Skënderbeut.

Menjëherë pas këtij vendimi, ka reaguar klubi korçar që në një deklaratë për shtyp ka theksuar se ky vendim i CAS nuk është përfundimtar dhe pritet që vendimi përfundimtar të merret në ditët e ardhshme.

Deklaratë për shtyp mbi vendimin e CAS”

Sot, 14 qershor 2018, CAS (Gjykata e Arbitrazhit Sportiv) ka marrë vendim dhe ka refuzuar kërkesën e KF Skënderbeut, për pezullimin e efekteve të vendimit të komisionit të Apelit të UEFA-s.

Kjo nënkupton refuzimin e kërkesës për të marrë pjesë në kompeticionet europiane deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga CAS.

Për të sqaruar opinionin publik, CAS ka refuzuar vetëm kërkesën për pezullimin e efekteve ndërkohë që është pranuar apelimi i vendimit të komisionit të apelit pranë UEFA-s. Vendimi përfundimtar do të merret në muajt në vazhdim.

Klubi dhe zyra ligjore mbetet besimplotë se vendimi përfundimtar do të jetë në favor të KF Skënderbeut.

Me respekt,

KF Skënderbeu

/Ora News.tv/