Vendimet më të rëndësishme në diplomaci

Vendimet më të rëndësishme në diplomaci

Më shumë se 5 vite në krye të diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati kaloi nëpërmjet vendimeve dhe veprimeve shumë të rëndësishme mbi fatin e Shqipërisë jo vetëm në rajon por dhe më gjerë. Përballja e parë nisi me cështjen e armëve kimike. E protestat qytetare detyruan qeverinë ti thotë JO SHBA-ve.

Edi Rama: Unë nuk do tju tradhëtojë kurrë për asgjë dhe për asnjë çmim

Çështja e marrëveshjes së detit me fqinjin tonë jugor, Greqinë, u rikthye me ardhjen e socialistëve në pushtet. Ditmir Bushati në krye të grupit negociator fliste gjithnjë për një hap më pranë firmosjes së marrëveshjes, deri sa në nëntor të vitit të shkuar i ishte zbehur entuziazmi.

Bushati:  Jemi një hap më larg më larg. Një klimë agresive në opinionin publik apo një lloj helmatosje në këtë proces të rëndësishëm, ndikon bisedimet mes Greqisë dhe Shqipërisë

Por sot kjo marrëveshje ka mbetur në dorë të Edi Ramës dhe homologut te tij grek Tzipras, pasi të dy tashmë kanë marrë dhe drejtimin e ministrive të jashtme.

Një komb dy shtete 

Zero konflikte me fqinjët apo aleatët strategjik ishte zotimi i qeverisë së majtë në 2013. E natyrshëm Kosova kishte një vend të vecantë për Shqipërinë.

Taksa e rrugës së kombit e vendosur nga qeveria u pa me skepticizëm nga Prishtina zyrtare, ndërsa çështja e korrigjimit të kufijve  bëri palë Edi Rama me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

RamaKush quan Thaçin tradhtar është një gomar.

Statusi i Jerusalemit

Vota për Statusin e Jerusalemit në OKB, u lexua nga opozita shqiptare si një votë e kundërt Shteteve të Bashkuara nga Shqipëria, por Bushati e argumentoj në këtë mënyrë.

Rama:  Ju thoni se po prishemi me SHBA, po Franca po Gjermania, ju thoni se jemi ndikuar nga Turqia, por a i keni numëruar rastet kur kemi votuar kundër Turqisë.


EMISIONET