Vendimet e KPK, Pine, Sanxhaku, Bekteshi dhe Faskaj komisionerët më të “ashpër”

Vendimet e KPK, Pine, Sanxhaku, Bekteshi dhe Faskaj komisionerët më

Në fazën e parë të rivlerësimit të figurave të drejtësisë shqiptare, përveç rasteve të kofirmimit dhe shkarkimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, një tjetër statististikë që vihet re është edhe numri i çështjeve që komisionerët e KPK kanë shqyrtuar. Nga këto të dhëna rezultojnë se me komisonerët që kanë shkarkuar më shumë zyrtarë të drejtësisë janë Pine, Sanxhaku, Bekteshi dhe Faskaj, ndërsa ata që kanë konfirmuar më shumë në detyrë rezultojnë Shuli dhe Ilia.

Vendimmarrjet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit janë të pavarura, por megjithatë në disa raste ka pasur debate dhe kritika publike nëse vendimmarrjet bazoheshin në standarde të njëtrajtshme për subjekte të ndryshme të rivlerësimit.

Nga lista prej 57 subjektesh në fazën e parë të procesit të rivlerësimit, 48 prej tyre kanë kaluar në testin e vettingut, 3 kanë dhënë dorëheqjen, ndërsa 6 subjekte të tjera janë në proces.

Duke ju referuar të dhënave nga raporti i Institutit të Studimeve Politike rezulton se komisionerët më me shumë çështje gjykimi në fazen e parë janë Xhensila Pine dhe Valbona Sanxhaktari me nga 17 çështje, ndjekur nga Etleda Çiftja dhe Roland Ilia me nga 14 çështje.

Ndërsa më pak raste gjykimi kanë pasur Alma Faskaj me 5 çështje, si dhe Suela Zhegu me 9 çështje.

Nga ky raport vihet re se komisionerët Bekteshi dhe Faskaj kanë përqindjen më të lartë të shkarkimeve, me nga 60% të rasteve të gjykuara, ndjekur nga Çiftja me 57%, Pine dhe Sanxhaktari me nga 53%.

Këta janë komisionerët që kanë më shumë se 50% shkarkime në vendimet e tyre sesa konfirmime në detyrë.

Ndërsa trupa që ka konfirmuar më shumë gjyqtarë dhe prokurorë nga çështjet e gjykuara janë Shuli me 82%  konfirmime  dhe Ilia me 79% shkarkime, Zhegu me 67% konfirmime, për të vijuar më pas me kryetaren e KPK Genta Tafa me 58% konfirmime.

Vendimmarrja e komisionerëve të KPK-së dhe në strukturat e tjera të vetingut bazohet në tri kritere ligjore: në aftësinë profesionale, në të dhënat e pasurisë dhe në integritet.

Por fakti që në të paktën katër raste ONM dhe Komisioneri Publik kanë apeluar vendimet e KPK, është tregues i vlerësimit kritik dhe interpretimit të dhënave të konsideruara nga Komisionerët.

Duke iu referuar katër rasteve të ankimimit nga ONM dhe Komisioneri Publik, për Dedjan, Islamajn, Medjan dhe Zaganjorin vlen të theksohet se nga trupa e KPK rezultojnë të kenë qenë vendimmarrës Roland Ilia me tri vendime, Pamela Qirko e Xhensila Pine me dy vendime, Genta Tafa, Olsi Komiçi, Firdus Shuli, Suela Zhegu, dhe Valbona Sanxhaktari me nga një rast.

EMISIONET