Piloti i Ferrarit, Sebastian Vettel se strategjia e gomave të Pirelli që e ndihmoi atë dhe kokëkuqen italiane të dilte me rezultat pozitiv nga Çmimi i Madh i Spanjës, ku e mbylli i katërti.

 "Normalisht ju nuk keni mundësi të rishqyrtojnë këto lloj vendimesh që janë bërë. Por ne e bëmë me ditën që kishim sot, dhe mendoj se rezultati është se, nëse do të kishim gomat normale të dielën, ndoshta do të ishim edhe më keq.Kështu që unë mendoj se ishte përgjigjja e duhur, pasi ishte një fundjavë e dobët për ne dhe nuk ishim mjaft të shpejtë."- tha Vettel për "Autosport".

Çmimi i Madh i Barcelonës ishte i 5-ti i këtij sezoni në Formula 1 dhe Vettel mban vendin e dytë në klasifikimin e përgjithshëm, i distancuar me 17 pikë nga lideri, Leëis Hamilton.



/Ora News.tv/