Franca dhe Gjermania përparuan drejt arritjes së një ambicieje 70 vjeçare për integrimin e mbrojtjes evropiane, duke nënshkruar një pakt me 21 qeveritë e tjera të BE-së për të financuar, zhvilluar dhe vendosur Forcat e përbashkëta të armatosura, pas vendimit të Britanisë për të lënë bllokun.

E propozuar fillimisht në vitin 1950 dhe i rezistuar gjatë nga Britania, planifikimi i mbrojtjes evropiane, operacionet dhe zhvillimi i armëve tani është shansi më i mirë kur Londra dhe Shtetet e Bashkuara shtyjnë Evropën për të paguar më shumë për sigurinë e saj.

Ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes u mblodhën në një ceremoni nënshkrimi në Bruksel duke përfaqësuar 23 qeveritë e BE që i bashkohen paktit, dhe duke i hapur kështu rrugën udhëheqësve të BE që ta nënshkruanin atë në dhjetor.

Këto qeveri për herë të parë do të lidhin ligjërisht veten në projekte të përbashkëta si dhe duke u zotuar të rrisin shpenzimet e mbrojtjes.

"Sot po marrim një hap historik", u tha gazetarëve Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel. "Jemi duke rënë dakord për bashkëpunimin e ardhshëm në çështjet e sigurisë dhe të mbrojtjes ... është me të vërtetë një moment historik në zhvillimin evropian", tha ai.

Pakti përfshin të gjitha qeveritë e BE-së përveç Britanisë, e cila po largohet nga blloku, si dhe Danimarka, Irlanda, Portugalia dhe Malta.

Tradicionalisht neutral, Austria i është bashkuar në mënyrë të vonuar paktit.

/Ora News.tv/


/Ora News.tv/