Dy vëllezër që jetojnë në Vladivostok në Lindjen e Largët të Rusisë kanë refuzuar të paguajnë një kredi prej 1.5 milionë rublash (25,000 dollarë) në një bankë vendase. Ata thonë se nuk do të paguajnë borxhin sepse janë qytetarë sovjetikë, jo rusë.

Burrat nuk e njohin statusin aktual kushtetues dhe ligjor të Federatës Ruse dhe e konsiderojnë veten si qytetarë të Bashkimit Sovjetik. Së bashku me kredinë bankare, të dy kanë gjoba të papaguara të trafikut.

Vëllezërit refuzuan të paguajnë borxhin kur në banesën e tyre mbërritën përmbaruesit.

Duke demonstruar njohuri të shkëlqyera të legjislacionit sovjetik dhe rus, burrat thanë se nuk do t'i bindeshin kërkesave 'të paligjshme' të gjykatës, pasi ata nuk janë shtetas rusë. Ata thuhet se kërcënuan të vrasin përmbaruesit dhe familjen e tyre, duke i quajtur atë "agjent të huaj".

Disa orë më vonë, ata u arrestuan nga policia për shtatë ditë. Përmbaruesve u është dhënë leje nga një gjykatë për të konfiskuar dy apartamente si kolateral për borxhin.

Bashkimi Sovjetik pushoi zyrtarisht në dhjetor të vitit 1991. Rusia ka marrë rolin e saj si pasues, duke njohur plotësisht trashëgiminë sovjetike dhe borxhin. Rusia trashëgoi anëtarësimin e përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB pas rënies së BRSS. Këtë vit, Rusia shpagoi të gjithë bilancin e borxhit të epokës sovjetike.

/Ora News.tv/



/Ora News.tv/