Vëllai i këngëtares me famë botërore Nicki Minaj është dënuar për përdhunim. Jelani Maraj u shpall fajtor për përdhunimin e një vajze 11-vjeçare dhe mund të përballet deri më 25 vite burg. Vendimi do të merret më 14 dhjetor.

Viktima, që tani është 14 vjeç, tha për gjykatësin se Maraj e konsideronte kukullën e tij dhe e përdhunonte 4 herë në jave, madje ndonjëherë edhe 2 herë brenda ditës.

38-vjeçari nuk ka reaguar në gjykatë kur vendimi i tij u lexua në një sallë gjyqi në Nassau County, Nju Jork, edhe pse avokati i tij tha se do të apelojë vendimin.

Maraj ka pretenduar se akuzat për përdhunim janë shpifur nga nëna e vajzës, si pjesë e një skemë për të turpëruar motrën e tij me famë botërore dhe që ajo ti pagunte një shumë prej 25 milionë dollarë.

Prokurorët thanë se provat e AND-së të marra nga pizhamat e vajzës përputheshin me atë të Maraj.

Vëllai i vogël i vajzës gjithashtu ka dëshmuar në gjyq se ka qenë dëshmitar i përdhunimit.

James R. Ray III, një avokat civil që nënën, dëshmoi se kishte kërkuar 25 milionë dollarë nga Maraj për të zgjidhur një padi të mundshme. Por këmbënguli se nëna e vajzës nuk ishte në dijeni të kërkesës.

/Ora News.tv/