"Vëlla, babai im i dha babait tënd 20 mld $"-zbardhen përgjimet e djalit të kryeministrit izraelit

"Vëlla, babai im i dha babait tënd 20 mld $"-zbardhen

Djali i kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu, është regjistruar duke biseduar me djalin e manjatit të gazit për një marrëveshje të diskutueshme që përfshinte baballarët e tyre të fuqishëm.

 Ndërsa presioni ndaj Benjamin Netanyahu rritet mbi akuzat për korrupsion, imazhi publik i familjes u godit të hënën pas një raporti të transmetuar nga televizioni izraelit.

Raporti përfshin regjistrimin e një bisede në 2015 që tre të rinj, me prindër të fuqishëm ose lidhje midis tyre, kishin pasur në një klub nate striptizmi.

Ata ishin Yair Netanjahu, i biri i kryeministrit Benjamin Netanjahu, Nir Maimon, i biri i manjatit të gazit natyror Kobi Maimon dhe Roman Abramov, një punonjës i manjatit australian të lojërave të fatit James Packer, i cili është akuzuar në mediat izraelite për pagë super-të mirë pa pasur përvojë përkatëse.

Përveç bisedave për biznes, i biri i kryeministrit izraelit flet edhe për gjetjen e një prostitute për miqtë e tij.

Megjithatë, 'shërbimi' do të kërkonte 400 shekela (116 dollarë), të cilat, sipas Abramovit, Maimoni duhet t'i japë hua djalit të kryeministrit.

"Babai im bëri një marrëveshje të jashtëzakonshme për babain tënd, vëlla. Ai luftoi, luftoi në Knesset (parlamenti izraelit) për këtë, vëlla", ka thënë Yair Netanjahu, siç citohet nga Times of Israel.

"Vëlla, babai im ka realizuar një marrëveshje prej 20 miliard dollarësh për ju dhe ju nuk mund të më gjeni 400 shekel?"

Biseda me sa duket i referohej marrëveshjes së diskutueshme mbi fushat e gazit Tamar dhe Leviathan në det të hapur, të parat kontrolloheshin pjesërisht nga Kobi Maimon. Sipas marrëveshjes, operacioni ishte mbrojtur nga rregulloret anti monopol. Kritikët fajësuan marrëveshjen për rritje të çmimet të gazit në treg.

EMISIONET