Veliaj: Teatër i Ri sipas një procesi transparent dhe draft i dakordësuar me BE

Veliaj: Teatër i Ri sipas një procesi transparent dhe draft i

Teatri i Ri Kombëtar do të ndërtohet sipas një drafti të dakordësuar me BE dhe i mbështetur mbi një proces transparent. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka siguruar se Tirana do të ketë një Teatër të Ri Kombëtar, ashtu siç në këto 3 vite ka pasur një Shesh të ri, një Pazar të ri, parqe e shkolla të reja.

Ai inspektoi punimet për rikonstruksionin e shkollës së mesme “Andon Zako Çajupi”, ku edhe u shpreh se procesi për ndërtimin e Teatrit të Ri do të jetë transparent dhe i hapur për të gjithë.

Veliaj: “Një gjë është e sigurt: një Tiranë që ka Amfiteatër të ri, që ka Shesh të ri, që ka Pazar të ri, Park të ri Olimpik, që ka shkolla të reja, sigurisht që do të ketë edhe Teatër të Ri. Ne nuk mund të stonojmë në një fushë dhe të shkëlqejmë në të gjitha fushat e tjera. Kështu që, nuk ka asnjë dyshim që ne do të kemi një teatër të ri! Në fazën ku jemi, kemi një diskutim të hapur ditor edhe me miqtë dhe dashamirësit e Tiranës në Komisionin Europian, për të mbërritur në një draft, i cili sigurisht kënaq shumicën dërrmuese të popullsisë së Tiranës dhe të Shqipërisë, që do një Teatër të ri. Por, sigurisht u heq alibinë, ankesat, sebepet për sherr, edhe asaj minorance që do të bllokojë zhvillimin e Tiranës. Dhe besoj në një draft të dakordësuar me Komisionin Europian. Ne shumë shpejt do të kemi bazën ligjore të nevojshme, procesin e nevojshëm transparent dhe të hapur për të gjithë, dhe në fund fare një Teatër të Ri për Tiranën”.

Duke u ndalur te punimet që po realizohen për rikonstruksionin e shkollës së mesme “Andon Zako Çajupi”, kryebashkiaku Veliaj u shpreh se falë miradministrimit të buxhetit, ky është investimi më i madh që nga ndërtimi i kësaj shkolle.

EMISIONET