Festimet për 28-vjetorin e formimit të PS kulmuna në orët e mbrëmjes së mërkurë në një koncert festiv në amfiteatrin e liqeni artificial. Në këtë përvjetor deputeti Pandeli Majko, ish-kryeministër tha se PS modelin më të mirë ka ndryshimin që k a sjellë në Tiranë.

Pandeli Majko: Ndryshimi i Tiranës është standardi më i mirë që ne socialistët ofrojmë për gjithë Shqipërinë. 

Kandidati i PS, Erion Veliaj duke iu referuar vendimit të opozitës për të mos u regjistruar në zgjedhje tha se PS nuk i është shmangur asnjë beteje.

Erion Veliaj:  PS nuk ka ikur nga asnjë betejë, edhe para kallashit, drurit. Kujtoni ’98-ën me antitank i gjuhej qeverisë. 

Veliaj përsëriti se zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor.

Erion Veliaj:  Stacionin e parë e kemi në datën 30 qershor, ku nën drejtimin e Edi Ramës dhe 61 kandidatëve tanë ne duhet të luftojmë në kutitë e votimit për të fituar besimin e të gjithë bashkive. 

Gjatë fjalës së tij, Velija kujtoi edhe vitet e vështirë për PS.

Erion Veliaj: Në vitin 93, kryetari i partisë sonë Fatos Nano ishte në burg, nuk ishte e lehtë të ishe socialist në ato vite e megjithatë në vitin 94, ne ngadhënjyem ndaj referendumit të Sali Berishës.

Festës së socialistëve nuk i mungoi as humori i Pandeli Majkos.

Pandeli Majko: Edhe unë jam fans i Erion Velisë, por edhe fans i Taulantit, por jo i Taulantit nga Librazhdi, por i Taulantit nga Laçi

/Ora News.tv/