Veliaj pret senatorin D’Alfonso: Mezi pres që të përparojmë me investimet italiane

Veliaj pret senatorin D’Alfonso: Mezi pres që të

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim Senatorin italian, Luciano D’Alfonso. Forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve, nxitja e investimeve italiane në Shqipëri ka qenë në qendër të diskutimit. 

Kryebashkiaku i Tiranës u shpreh optimist për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit e të rritjes së numrit të investitorëve të huaj. 

Veliaj: Qeveritë ndërrojnë, por njerëzit mbeten, dhe raporti që kemi mes njerëzve është një raport i jashtëzakonshëm, ndaj mezi pres gjithashtu që investimet Abruceze në Tiranë apo në Shqipëri, ato që janë biseduar edhe me kryeministrin edhe me Bashkinë, të mund të ecin përoara. Sot sipërmarrësit nuk duhen anatemuar, sipërmarrësit janë për t’u përqafuar, nuk mund të bëjmë politikë nëse nuk ka sipërmarrës që punësojnë njerëz, që eksperimentojnë në fusha të reja dhe që në fund i zhvillojnë të dyja kombet, si këndej, si andej Adriatikut.

Veliaj shprehu besimin se kjo urë e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë do të forcohet akoma më shumë në nivelin qendror.

Veliaj: Falenderoj Presidentin e Abruzos për bashkëpunimin që kishim gjatë kohës që ai ka qenë President i Abruzos më parë, dhe me Edi Ramën kur ka qenë kryetar i Bashkisë së Peskaras, por tani që është në Senatin italian, shpresoj që kjo urë e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë do të forcohet akoma më shumë tani në nivelin qendror. Mezi pres që kjo marrëdhënie të shkojë më larg dhe më gjatë.

Nga ana e tij Senatori Luciano D’Alfonso theksoi se në Tiranë ekziston një klimë më e mirë e të bërit biznes dhe qyteti ka aftësi për të thithur investimet e huaja, të cilat gjejnë terren të favorshëm për të ushtruar veprimtarinë e tyre ekonomike.

EMISIONET