Veliaj padit këshilltarin demokrat, Vasili: Pasojat e gjelit të detit, u gajasëm

Kreu i grupit të LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar lidhur me padinë e kryebashkiakut të Tiranës ndaj këshilltarit demokrat Akil Kraja.

Në një postim në fb, Vasili thotë se nuk duhet marrë seriozisht kjo padi pasi këto janë pasojat e gjelit të detit në darkën e ndërrimit të viteve.

"Mos e merni seriozisht kete punen e padise per shqetesim emocional te ketij kryetarit te bashkise se Tiranes.Viti i ri eshte, pasojat e gjelit te detit jane keto, njeri eshte edhe kryetari i bashkise ndaj nuk duhet keqkuptuar. Por duhet pranuar qe si humor kjo padia vertet na gajasi...."

Kryebashkiaku Erjon Veliaj ka paditur në gjykatë këshilltarin demokrat Akil Kraja, i cili ka denoncuar pak ditë më parë ngritjen e taksave në Bashkinë e Tiranës për qytetarët.

Në padi, thuhet se denoncimet e Krajës i kanë shkaktuar Veliajt turbullirë të gjendjes emocionale dhe në kushte të tilla ai kërkon në gjykatë dëmin moral që i është shkaktuar, shumën 100 mijë lekë.

Këshilltari Kraja përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan se dhurata e Erjon veliajt për Vitin e Ri, është padia që i ka ngritur në gjykatë.

“Thirrje në Gjykatë me justifikimin që akuza jonë për rritjen arbitrare të çmimit të ujit i ka shkaktuar dëm moral dhe turbullim të padrejtë të gjendjes shpirtërore të tij! Ky është një gjyq politik i pastër me qëllimin e vetëm për të trembur dhe mbytur çdo formë opozitarizmi në Këshillin Bashkiak Tiranë!”, shkruan Kraja në “Facebook”.




EMISIONET