Veliaj me vendosmëri ushtari: Asnjë zmbrapsje nga Unaza. Ironizon Balliun dhe Lubonjën

Veliaj me vendosmëri ushtari: Asnjë zmbrapsje nga Unaza. Ironizon

Ndërsa në Shkozë dhe Unazë të Re protestohej, kreu i bashkisë Erion Veliaj përcolli  nga sheshi "Skenderbej"një mesazh të qartë për banorët: Asnjë zmbrapsje nga projekti për Unazën e Madhe.

Veliaj: Ne nuk bëjmë asnjë zmbrapsje për asnjë projekt që na handikapon për të kapur standardet europiane. Ne nuk tërhiqemi as nga Unaza, as nga më shumë sheshe, as nga më shumë lodra për fëmijët. Unë i kam parë këto filma më përpara. Gjithmonë ka një minorancë që bën zhurmë, gjithmonë ka një kundërshtar të progresit se nuk dua ta quaj armik.Nëse do të vazhdojmë me vendosmërinë e ushtarakëve, me drejtësinë dhe integritetin që ushtarakët kanë, besoj që ky qytet jo vetëm do të bëhet si shumë vende të tjera të NATO-s, por pse jo edhe më i mirë.

Për Veliaj,  zaptuesit e tokave nuk mund të mbajnë peng qytetin.

Veliaj: Do të duhet të zgjidhim Kabulin që kemi në kokë. Dikush që ka zaptuar nuk e mban dot peng qytetin.Sot shikoja që teksa vazhdon progresi i qytetit, njerëz të cilët thonë: Dua paret tona.Paret e kujt? Në momentin që ke bërë 8 shtëpi pa leje ne kemi për detyrë të të strehojmë, se 7 të tjerat po i jep me qira.

Sot nuk mundet shoqëria të të japë fitimin e munguar të diçkaje që e ke marrë pa të drejtë.Po të ishte për këtë, atëherë duhet të ishin ushtarakët të parët.Ushtarakët që nuk zaptuan, që nuk i ranë njeriu në qafë, ushtarakët që i kanë shërbyer çdo qeverie të majtë dhe të djathtë në të gjitha kohërat, me orar dhe pa orar. Përsa kohë që ushtarakët nuk e bëjnë këtë, atëherë askush tjetër nuk ka gojë të kërkojë diçka nga shoqëria, që shoqëria nuk ja ka borxh.

Deklaratat Veliaj  i bëri gjatë koncertit të bandës frymore të FA në sheshin “Skënderbej” në kuadër të 106 -vjetorit të krijimit të FA-së.

E teksa i dha fjalën Ministres Xhaçka, një njeriu të bërë vetë siç e cilësoi ai, Veliaj ironizoi  deputetin demokrat Klevis Balliu dhe analistin Fatos Lubonja që doli sot në mbështetje të banorëve të Astirit.

Veliaj: Një njeri të bërë vetë, jo si çuni i mamit, deputeti që babi që në kohë të Enverit, Zërit të Popullit, mirë. Çoi dhe çunin jashtë shtetit e bëri dhe çunin deputet.Kur unë dhe Olta i dëgjojmë këta që flasin për etër dhe bij i themi njëri-tjetrit për kë etër dhe bij?Unë dhe Olta nuk jemi çuni dhe goca e askujt njeriu të rëndësishëm, prindërve të thjeshtë që kanë bërë vetëm punën  e tyre të ndershme. 

Kur shikoj që ata që ulërasin më shumë për etër dhe bij janë ata që babi në kohë të Enverit dhe djali tani në këtë kohë bëjnë gjithë Tiranën vërdallë. Ajo që pashë sot është sesi ish i persekutuari analist me persekutorin e vet për të mbrojtur ndërtimet pa leje. Kjo është tragjikomedia e kohëve tona, për të cilat Tirana nuk ka më kohë për të humbur.


EMISIONET