Kryebashkiaku Erion Veliaj u ka bërë thirrje qytetarëve që më 30 qershor, të bëjnë zgjedhjen e duhur për familjet dhe fëmijët e tyre.

Teksa tha se Basha, Saliu dhe Nishani i kanë zgjidhur hallet e familjeve të tyre, Veliaj deklaroi se plani për katër vitet e ardhshme është krijimi i një qyteti edhe më të mirë për të rritur fëmijët.

“Kryetari i PD i ka zgjidhur hallet e veta, i bëri fëmijët e vet holandezë. Zv.kryetari i ka zgjidhur, i bëri fëmijët e vet austriakë. Saliu i ka zgjidhur hallet e familjes së vet. Të gjithë ne që jemi në këtë sallë, kemi një plan, ta bëjmë Tiranën një qytet sa më të mirë, ku të rrisim fëmijët anë. Demokratët e ndershëm duhet të ndajnë mendjen, nëse udhëheqësit i kanë zgjidhur hallet e tyre, dhe kanë një plan B, a nuk duhet edhe ata të mendojnë një plan për të zgjidhur hallet e tyre. Ndaj sfida ime për gjithë të tjerët është mendoni për familjen tuaj, se këta i kanë zgjidhur hallet e tyre”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se në këtë sprint deri në datën 30 është momenti për të treguar se kush është shumica punëtore, e zellshme dhe e drejtë e Shqipërisë dhe kush janë njerëzit e dhunshëm.

“Ne jemi këtu si pjesë e vullnetit të forcës më të madhe, patriotike, punëtore dhe atdhetare që quhet PS. Por kjo nuk është një arsye për faktin që jemi me këtë fanellë, kjo nuk është një arsye pse në këtë fushatë të mos i zgjasim dorën edhe atyre që ndihen të papërfaqësuar në këtë fushatë. Kur dikush tha si zgjidhet kjo krizë politike, i thashë po pyet njërin që këto 4 vite nuk i ka parë në këshillin bashkiak, dhe nuk më rezultoi të mos jenë mbjellë pemë, të mos jetë pastruar qyteti’, deklaroi kryebashkiaku Veliaj.

/Ora News.tv/