Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj uroi të gjithë qytetarët e Tiranës për Ditën e Verës. Nga sheshi "Skënderbej", ai tha se pavarësisht debateve këtë verë do të vazhdohet me ndërtime, siç është Piramida apo Teatri i ri Kombëtar.

Veliaj tha se kjo është një ditë reflektimi dhe duhet të bashkohemi për të bërë mbrekulli.

Veliaj: Stina e pranverës ndoshta është një moment për të reflektuar dhe për të kuptuar që kur ne jemi bashkë bëjmë mrekulli. Siç ndërtuam sheshin "Skënderbej" pavarësisht debateve që pati, kur ndërtuam këndin e lodrave pavarësisht debateve që pati, kur ndërtuam Pazarin e Ri pavarësisht debateve që pati, kur ndërtuam bulevardin e ri pavarësisht debateve që pati do të vazhdojmë në këtë mot të ri për të ndërtuar më shumë në Tiranë pavarësisht debateve që do ketë. Kjo do të jetë Piramida, Teatri i ri, do të vazhdojmë me fundin e bulevardit dhe ne e kemi mësuar që ndryshimi vjen me rrumujë të madhe po pastaj kur ndryshimi vjen të gjithë e përqafojnë. Sa herë që ne zihemi dhe përcahemi humbasim kohë të cmuar, por sa herë punojmë të fokusuar ne bëjmë mrekulli.


/Ora News.tv/