Veliaj: Karta e Studentit tagër e universiteteve por Bashkia e Tiranës e gatshme ta prodhojë

Veliaj: Karta e Studentit tagër e universiteteve por Bashkia e Tiranës

Studentët në Tiranë përfitojnë  40 shërbime  falas ose me tarifa tejet të reduktuara. Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, Kryebashkiaku Veliaj sqaroi edhe çështjen e kartës së studentëve, ku theksoi se ato aktualisht janë tagër i universiteteve dhe çdo universitet duhet të emetojë kartën e vetë.

Veliaj theksoi se karta e studentit ka qenë një kërkesë e kahershme, por në momentin që ai ka marrë mandatin e kryebashkiakut doli ligji i ri i Arsimit të Lartë, i cili ia kaloi këtë kompetencë universiteteve.

Veliaj: Kur kemi kandiduar për Bashkinë nuk kemi pasur autonomi të universiteteve, kanë qenë shtetërore.  Me ligjin e ri përgjegjësia e kartës studentore, është e universitetit. Kam ofruar gatishmërinë time dhe me Ministrinë e Arsimit, që nëse universitetet nuk e prodhojnë dot, të na i kalojnë ne kompetencën dhe rikthehemi te plani fillestar, ku i bën bashkia për një javë.


EMISIONET