Veliaj i jep "Çelsin e Tiranës" këngëtares shqiptare Eleni Foureira

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka pritur  këngëtaren e mirënjohur me origjinë shqiptare Eleni Foureira.

Kryebashkiaku i dorëzoi “Çelësin e Qytetit” këngëtares e cila në Eurovizion përfaqësoi Qipron dhe që zuri vendin e dytë. 

Foton e ka postuar vetë kreu i bashkisë Erion Veliaj në Instagram, me përshkrimin "Foto e ditës". 

Foureira u ngjit në skënën e sheshit "Skënderbej" mbrëmjen e djeshme ku këndoi hitin që e renditi në vend të dytë në festivalin europian, "Fuego", por nuk e mbylli me kaq.

Si e ftuar speciale, përshëndeti shqiptarët duke thënë "Jam shumë e lumtur që jam këtu, në Tiranë". Pas kësaj, këngëtarja dhuroi spektakël me balerinat seksi me të cilat shoqërohej dhe kërceu disa prej hiteve ndërkombëtare si "Bum Bum Tam Tam" dhe "Tranquila".

EMISIONET