Kryebashkiaku Erion Veliaj hapi dje dyert e bashkisë së Tiranës për artistët që kishte të ftuar në koncertin për 1 Maj, nën moton “Bashkë me të rinjtë për Shqipërinë që punon”.

Një prej tyre ishte edhe këngëtari mjaft i pëlqyer i të rinjve, Ledri Vula.

Biseda mes Veliaj dhe Vulës ka qenë mjaft miqësore, e shoqëruar dhe me raki thane.

Ata kanë diskutuar jo vetëm për muzikë hip-hop por edhe rreth projektit të ri të Teatrit Kombëtar të prezantuar nga Ministria e Kulturës, e që vijon të kontestohet nga një pjesë e mirë e aktorëve të teatrit por edhe shoqëria civile.

/Ora News.tv/