Ky është Malek Shara’i, 47-vjeçari që u mbyt në rezervuarin e fshatit Rrotull të njësisë administrative Manëz.

Trupi i pajetë i tij u gjet sot në thellësi të rezervuarit, 12 ditë pas mbytjes.

Në faqen e internetit të Muxhahedinëve, thuhet:  "Të hënën mbasdite, 2 korrik, 2018, ekspertët zhytës shqiptarë, në një kërkim të gjerë në Liqenin Rrotull, arritën të gjenin trupin e anëtarit hero të Muxhahedinëve, Malek Shara’i në një hendek 10 metër të thellë ku ai kishte ngecur, dhe e nxorën trupin në breg.Malek Shara’i humbi jetën dy javë më parë duke i shpëtuar jetën një miku në mënyrë heroike".

Trupi i viktimës u gjet sot pas më shumë se katër orë kërkimesh nga polumbarët e portit dhe efektivë të policisë Durrës.

Sipas burimeve, trupi i pajetë është pjesërisht i dekompozuar nga qendrimi për një kohë të gjatë në ujë, teksa është derguar për egzaminim në morgun e spitalit të Durrësit.

Shtetasi iranian u zhduk më 19 qershor, në rezervuarin e fshatit Rrotull në Durrës, disa kilometra larg kampit të tyre, ku ishte futur për t'u larë dhe është mbytur.

Kërkimet e gjata pa rezultat hodhën dyshime se mund të ishte një inskenim, ku viktima mund të ishte arratisur ose vrarë.

Por gjetja e trupit të pajetë sot ka qartësuar çdo gjë, duke konfirmuar kështu edhë dëshmitë e bashkombasve të tij që banojnë në kampin e muxhahedinëve në Manëz, të cilët thanë se 47-vjeçari ishte futur në rezervuar për tu larë dhe nuk kishte dalë më prej tij.

/Ora News.tv/