Vinsent Lambert ka ndërruar jetë. Ish-infermieri i paralizuar dhe i pavetëdijshëm që pas një aksidenti në vitin 2018 vdiq nga eutanazia pasive.

Prej vitesh ai ka qenë në qendër të një debati në Paris në luftën për fundin e jetës së tij.

Lambert, i cili ishte në gjendje vegjetative prej 11 vitedh u nda nga jeta mëngjesin e së enjtes në moshën 42-vjeçare.

Mjekët i hoqën tubat e ushqyerjes raportoi familja e tij.

Nipi i tij tha se ai vdiq mëngjesin e së enjtes, rreth orës lokale 08:24, nëntë ditë pasi iu hoqën tubat e ushqyerjes.

Doktorët filluan të hiqnin aparatet që e mbanin në jetë  gjatë javës së kaluar, pas një vendimi përfundimtar të gjykatës më të lartë të apelit të Francës.

Eutanazia është e paligjshme në Francë, por mjekëve u lejohet të vendosin pacientët me sëmundje terminale në një qetësim të thellë.

Rasti i Lambert shkaktoi demonstrata në rrugët e Parisit.

Më 2 korrik, Gjykata në Francë shfuqizoi një vendim të gjykatës së apelit për të lejuar mjekët që të ndalonin ushqimin e Lambert, një ish-infermier psikiatrike.

Një ekip mjekësor në Spitalin Sébastopol filloi ti largonte tubat e ushqimit, duke siguruar një "qetësim të thellë dhe të vazhdueshëm".

Prindërit e Lambert, të cilët luftuan për të mbajtur gjallë djalin e tyre, nuk mund të apelonin më vendimin dhe të hënën "dhanë dorëheqjen" për të pranuar vdekjen e tij.

Babai i tij, Pierre Lambert, 90 vjeç, e përshkroi vendimin e gjykatës si "vrasje të fshehur" dhe "eutanazi".

Çfarë i ndodhi Vincent Lambert?

Në vitin 2008, Lambert u përfshi në një aksident, që e la në gjendje paralize tetraplegjike dhe me vetëdije minimale.

Mjekët thanë se dëmtimi i trurit që ai pësoi ishte i pakthyeshëm.

Ai u mbajt në jetë me ushqime dhe ujë që i merrte përmes një tubi gastrik, por ishte në gjendje të merrte frymë pa ndihmë artificiale dhe herë pas here hapte sytë.

Pasi kaluan disa vite në përpjekje për të përmirësuar gjendjen e tij, ekipi mjekësor i Lambert rekomandoi në vitin 2013 që kujdesi ndaj tij duhet të ndalej, në konsultim me bashkëshorten e 42-vjeçarit Rachel.

Si kujdestarja ligjore sipas ligjit francez, Rachel tha se burri i saj i kishte bërë të qartë para aksidentit se nuk do të donte të mbetej gjallë artificialisht.

Mjekët më pas bënë disa përpjekje për ti hequr aparaturat që e mbanin në jetë, por u detyruan ti rivendosin pas vendimeve gjyqësore pas apelimeve të prindërve Lambert.

Pse rasti shkoi në gjykatë?

Për shkak se mjekët nuk u konsultuan me pjesën tjetër të familjes së Lambert, vendimi u sfidua dhe filloi një betejë e gjatë ligjore për kujdesin e tij.

Ndërsa bashkëshortja e tij, gjashtë vëllezërit e motrat si edhe një nipi i tij i preferuan ishin dakord ti jepej fund mbështetjes artificiale, prindërit e Lambert, Pierre dhe Viviane dhe dy vëllezërit e tjerë mbetën të palëkundur, që jeta e tij duhet të vazhdonte.

Rasti i tij ishte subjekt i vendimeve gjyqësore të shumëfishta, duke shkuar deri në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (KEDNJ).

KEDNJ mbështeti vendimin e një gjykate franceze për të lejuar vdekjen e Lambert.

/Ora News.tv/