Vdes tekniku, e zë dera e aeroplanit

Vdes tekniku, e zë dera e aeroplanit

Një teknik i kompanisë ajrore SpiceJet ka vdekur në një incident të frikshëm në Kolkata mëngjesin e së mërkurës.

Ai vdiq pasi u ngeci aksidentalisht në derën e aeroplanit ndërsa që ajo po mbyllej.

Rohit Pandey po kontrollonte mirëmbajtjen e aeroplanit në Aeroportin Ndërkombëtar të Netaji Subhash Chandra Bose kur dera hidraulike u mbyll aksidentalisht dhe ai u mbërthyer në mes të këndeve të derës.

Mjekët shkuan menjëherë në vendngjarje por trupi i teknikut nuk mund të tërhiqej dhe dera duhej të pritej nga një mekanik.

Pandey u shpall i vdekur pak pasi dera u thye.

Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil (DGCA) ka nisur hetimet për incidentin.

EMISIONET