Një vajzë tetëvjeçare ka vdekur pasi është rrëzuar me makinën e saj të vogël në Western Australia.

“Anita Board ishte në një "test run" kur automjeti i saj goditi një pengesë në Perth Motorplex”- tha policia.

Ndihma e parë j’u dha vajzës në vendngjarje para se ta çonin në spital, ku vdiq një ditë më vonë.

Vajza kishte tentuar të fitonte licencën e saj për gara, ka deklaruar Shoqata Kombëtare Australiane e ‘Drag Racing’ (ANDRA).

“Ajo sapo kishte mbushur tetë vjeç ,që është mosha minimale e kërkuar për të garuar sipas rregullave zyrtare dhe po ngiste një mjet  210cc”- njoftoi media lokale.

Si pasojë e aksidentit, Western Australia ka pezulluar garën e vogël në "Perth Motorplex", arena e vetme e garave të shtetit.

Në një deklaratë, Ministri i Sportit dhe Rekreacionit Mick Murray tha: "Pezullimi i kësaj kategorie të aktivitetit motorsport lejon që të kryhet hetim i plotë mbi natyrën e aksidentit.Qeveria e Shtetit do të presë derisa detajet e aksidentit të jenë të qarta përpara se të ndërmarrin ndonjë veprim tjetër".

Murray u tha gazetarëve se ai nuk ishte në dijeni se fëmijët e vegjël, si Anita, mund të merrnin pjesë në gara.

Andra deklaroi se: "Garuesit e rinj duhet t'i përmbahen rregullave të rrepta të sigurisë në lidhje me pajisjet e sigurisë dhe makinat duhet të plotësojnë kërkesat specifike të sigurisë. Rregulloret e ANDRA për konkurrencën e vogël janë standarde krahasuar me organizata të ngjashme në nivel ndërkombëtar".

/Ora News.tv/