Piktori i njohur shqiptar, Gjovalin Paci është ndarë nga jeta dhe lajmin e kanë konfirmuar miqtë e tij në rrjete sociale.

 Gjovalin Paci është ndër të parët piktorë nga Shqipëria që ekspozoi punët e tij në Galerinë e Komisioni Evropian në Bruksel i prezantuar në teknikën e akrilikut të pjekur me portretin dhe motivin e Nënë Tereza.

Në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, ai realizoi ekspozitën "Skënderbeu kalorësi i Lirisë dhe Simbol i Bashkimit" në Muzeu Historik Kombëtar me 100 portrete nga Heroi Kombëtar Shqiptar.

Ai është nga Shkodra, por me origjinë nga Firence e Italisë si pinjoll i familjes italiane Paci të emigruar para qindra vitesh në Razëm. Me një fëmijëri aspak komode, Paci hyri në rrugën e artit si një mundësi për të shpërthyer nga vetja vërshimin e një shpirti të pasur dhe plot nerv krijues.

/Ora News.tv/