Vitin e kaluar dy liderët botërorë, Donald Trump dhe Emmanuel Macron mbollën një lis në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë.

Pema ishte një dhuratë nga Franca për SHBA-në që simbolizon fuqinë dhe miqësinë mes tyre.

Por lisi që u mboll nga dy presidentët raportohet se është tharë.

Mediat raportojnë se 'vdekja' e pemës ndoshta nuk është më simbol e lidhjeve mes Francës dhe Shteteve të Bashkuara, siç ishte menduar, por më tepër një metaforë për marrëdhënien e prishur mes Trump dhe Macron.

Presidenti francez i dhuroi pemën homologut të tij në  prill të vitit 2018 gjatë vizitës së tij të parë zyrtare shtetërore gjatë administrimit të Trump.

Megjithëse dy liderët u shfaqën së bashku gjatë eventit të Ditës së Përkujtimeve në  Normandi, Francë, CNN raporton se ka pasur më shumë fërkime mes tyre sesa miqësi.

Konsiderohet se miqësia mes Trump dhe Macron është 'tharë'.




/Ora News.tv/