Vdes pasi virusi i rrallë i preku trurin gjatë larjes në pishinë

Vdes pasi virusi i rrallë i preku trurin gjatë larjes në

Një i ri në New Jersey ka humbur jetën nga një parazit që preku trurin e tij, me të cilin mund ta ketë kontaktuar gjatë larjes në një pishinë në Teksas.

Familja e Fabrizio Stabile thotë se 29-vjeçari u ankua për dhimbje të forta koke më 16 shtator, dhe të nesërmen përfundoi në shtrat në gjendje të rëndë.

Stabile u dërgua me urgjencë në një spital në Pleasantville, New Jersey, ku mjekët besuan fillimisht se truri i tij kishte ënjtje dhe simptomat e etheve të shkaktuara nge meningjiti bakterial.

Kur gjendja e tij vazhdoi të përkeqësohej, pavarësisht nga trajtimet, mjekët filluan të testojnë për të përcaktuar një shkak tjetër.

Katër ditë pas shfaqjes së simptomave fillestare, familja e Stabilit mori lajmin shkatërrues, sipas të cilit i riu ishte prekur nga "Naegleria fowleri", një amebë jashtëzakonisht e rrallë që prek trurin dhe vret 98 për qind të personave të infektuar.

Simptomat e infeksionit nga paraziti shpërthejnë zakonisht midis një dhe nëntë ditë pas kontaktit.


EMISIONET