Princi Henrik i Danimarkës, bashkëshorti i Mbretëreshës daneze Margrethe ka ndërruar jetë në moshën 83 vjeçare në kështjellën mbretërore Fredensborg. Një vit më parë Henrik ishte diagnostikuar me sëmundje të crregullimit mendor dhe së fundmi ishte prekur nga një infeksion në mushkri. Princi Henrik i lindur në Francë, ishte një figurë tejet kontraverse për shumë qytetarë danezë. Dëshira e tij kishte qënë gjithnjë që të bëhej mbret, por statusi i tij mbretëror nuk ndryshoi kurrë.  Kjo pakënaqësi e shoqëroi gjatë gjithë jetës e për këtë arsye këkroi që mos të varrosej në të njëjtin vend më bashkëshorten e tij. 

Ka ndërruar jetë në moshën 83 vjeçare, Princi Henrik i Danimarkës, burri i Mbretëreshës Margrethe, i cili ishte i famshëm për pakënaqësinë e tij publike, pasi asnjëherë nuk u emërua mbret.

Princi i cili kishte lindur në Francë ishte kthyer në Kështjellën Fredensborg në veri të Kopenhagenit, pasi ishte diagnostikuar me sëmundje të rëndë. Ai ishte një figurw kontraverse dhe stili i tij pompoz ishte sa i dashur, aq edhe i kritikuar nga danezët. Në vitin 2017, ai bëri një deklaratë të pazakontë, ku njoftoi se pas vdekjes nuk donte të varrosej pranë gruas së tij. Princ Henrik ishte i irrituar me mbretëreshën daneze, pasi ajo kurrë nuk e kishte konsideruar atë si të barabartë. Thuhet se Mbretëresha Margrethe, e pranoi vendimin e bashkëshortit të saj, duke thyer kështu një traditë 459 vjeçare.

Shtëpia mbretërore njoftoi se princi ndërroi jetë mbrëmjen e së martës, në një vdekje teksa ishte duke fjetur. Momentet e fundit të jetës i kaloi në kështjellë me Mbretëreshën Margrethe dhe dy djemtë e tyre. Prince Henrik ishte diagnostikuar një vit më parë me sëmundje të çrregullimit mendor, ndërsa së fundmi ishte prekur rënde nga një infeksion në mushkëri.

Princi Henrik lindi në vitin 1934 dhe u martua me princeshën e atëhershme, Margrethe në 1967. Ajo u bë mbretëreshë në vitin 1972 dhe përgjatë viteve të martesës së tyre, Princ Henrik nuk e mbajti kurrë sekret pakënaqësinë dhe zhgënjimin e tij që statusi i tij mbretëror nuk ndryshoi kurrë. 

Një pjesë e qytetarëve danezë  nuk kishin aspak simpati për princin pasi shikonin tek ai një njeri arrogant të etur për famë.  Por vitet e fundit, shumë të rinj mendonin se stili dhe karakteri i tij përfaqësonin një thyerje për rregullat e uniformitetit kulturor në shoqërinë daneze. Henrik fliste me një theks të trashë francez dhe ishte i njohur për dashurinë e tij ndaj ushqimit, verës dhe poezisë.

/Ora News.tv/