Vdes në aksident boksieri shqiptar në Kroaci

Një boksier me origjinë shqiptare ka humbur jetën në Kroaci pas një aksidenti automobilistik.

Të shtunën, 40 minuta pas mesnate, në spitalin e Shibenikut nga plagët e marra të rënda në një aksident me makinë vdiq djali 27-vjeçari Valentin Kajtazi.  I riu ishte pjesë e klubit të boksit të qytetit, "Petar Kreshimir".

Aksidenti i rëndë ndodhi të premten rreth orës 23.30 në rrugën kryesore në Tisno, ku një shofer 64 vjeçar i një autoveture tip Ford, kthehet papritmas majtas duke i bllokuar rrugën boksierit që udhëtonte me një motor, shkruajnë mediat kroate.

Gjatë përplasjes, 27 vjeçari pësoi lëndime fatale, të cilat për fat të keq i shkaktuar vdekjen.

"Çfarë të themi, kur në këtë mëngjes morëm lajmin e trishtuar, të gjithë në klub jemi në gjendje shoku. Valentini ishte shembull, ai ishte fillestar por në sajë të këmbënguljes së tij ai u bë një konkurrent dhe luftoi më së miri. Ky lajm na ka goditur. Valentini ishte djalë i mirë, pozitiv dhe shumë i vlefshëm, e pabesueshme që ka ikur", tha Joško Sunara, trajner i Šibenikut, KBK Petar Krešimir.


EMISIONET