Vdes në aeroplan pasi gëlltiti 246 qese kokaine

Një japonez ka vdekur gjatë një fluturimi nga Mexico pasi gëlltiti 246 qese kokaine.

Avioni, i nisur drejt Narita International Airport në Japoni, bëri ulje emergjente në shtetin Sonora të Meksikës, pasi burri filloi të shfaqte probleme shëndetësore.

Autoritetet thanë se japonezi, i identifikuar si Udo N, vdiq nga një edemë cerebrale e shkaktuar nga një mbidozë droge.

Qeset e gjetura në stomakun dhe zorrët e Udo N, gjatë autopsisë ishin 2.5 cm të gjata dhe 1 cm të gjera.

Pjesa e tjetër e 198 pasagjerëve vazhduan udhëtimin e tyre pas uljes emergjente në Hermosillo.

Autoritetet federale të Meksikës do të marrin përsipër hetimin.




EMISIONET