Këngëtari i famshëm spanjoll Camilo Sesto është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare. Ai vdiq në një spital në Madrid më 8 shtator.

Vdekja u konfirmua nga menaxheri i tij, Eduardo Guervos, për transmetuesin publik spanjoll TVE.

Guervos tha se Sesto pësoi dy atak në zemër. Gjithashtu po trajtohej për sëmundjet me zemër.

Sesto publikonte pothuajse një album çdo vit nga 1970 deri në '80. Hitet e tij përfshijnë “Algo de Mí”, “Perdóname” dhe “Melina”. Kënga e tij  “Amor Mío, ¿Qué Me Has Hecho?” kryesoi listat e Billboard Latin në 1991.

Sesto nuk u martua kurrë dhe kishte një djalë,  Camilo Blanes, nga marrëdhënia e tij me Lourdes Ornelas.

Si kishte planifikuar të publikonte një album të ri më 13 shtator dhe të fillonte një turne në SHBA në tetor.

"Unë dua që njerëzit të besojnë në atë që unë bëj, të identifikohen me atë që unë bëj. Dhe për këtë ju duhet t'u jepni atyre zemrën dhe shpirtin tuaj,"-tha ai në një intervistë për Herald.

/Ora News.tv/