Stilisti francez Hubert de Givenchy, i cili krijoi veshje për persona të njohur si Audrey Hepburn dhe Jackie Kennedy që morën vëmendje të madhe, ka vdekur në moshën 91 vjeçare.

“Me trishtim të madh ju informojmë se Hubert Taffin de Givenchy ka vdekur”, tha njoftoi partneri i tij Philippe Venet për agjencinë e lajmeve AFP.

Në deklaratën e tij thuhej se nipërit, mbesat dhe fëmijët e stilistit kanë treguar dhimbjen e tyre.

Givenchy ishte më i famshëm për krijimin “fustanit të zi” të veshur nga Audrey Hepburn në hapjen e skenës së ‘Breakfast at Tiffany's’.

"Rrobat e bukura të Givenchy [më dhanë] ndjenjën e të qenit kushdo rol që kam luajtur," – tha aktorja Hepburn. Miqësia e të dyve zgjati për 40 vite dhe ndihmoi në ngritjen e stilistit në botën e modës dhe kinemasë.

Aktorja u bë një prej femrave ikonë që zgjidhte për të reklamuar veshjet në vitin 1957. Pjesa më e madhe e stilimeve kishin karakter aristokratik, sidomos kur Givenchy nisi bashkëpunimet me Christian Dior dhe Balmain, pikërisht pas Luftës së dytë Botërore.

Në ditët e sotme vazhdojnë të jenë markat e preferuara të personave të njohur që bëjnë jetë luksoze.

/Ora News.tv/