Vdes ish kampioni i boksit, u mbyt me një kroasant

Një ish kampion boksi humbi jetën pasi u mbyt nga një croasant. Argentinasi Mario Melo po merrte pjesë në një konkurs kush hante më shumë kroasant që po mbahej të dielën në qytetin Mar del Plata në Argjentinë.

Pamjet e publikuara në rrjete sociale tregojnë të pranishmit e garës që përpiqen ta shpëtojnë fnga vdekja fituesin e titullit ËBA për peshat e lehta, në 1990

"Nuk kishte asnjë gotë ujë për t'ia dhënë" kanë thënë dëshmitarët të cilët kanë parë sesi burri përpëlitej në minutat e fundit të jetës së tij.

Tragjikisht 56 vjeçari humbi jetën pasi kishte ngrënë kroasantin e tretë.



EMISIONET