Një grua 42 vjeçare u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Cortemaggiore, pranë Piacenzës , Itali.

Mësohet se gruaja ishte shtatzanë në muajin e pestë. Ajo u gjet e shtrirë pa jetë nga burri i saj i cili kërkoi menjëherë ndihmë.

 Prokurori publik i Piacenzës urdhëroi ti bëhej autopsia. Nga hetimet e para nuk janë  gjetur shenja të dhunës në trup dhe as gjurmë të hyrjes në derën e përparme të shtëpisë.

/Ora News.tv/