Vdes Aaron Traywick, djaloshi që injektonte terapinë gjenetike "të bërë vetë"

Vdes Aaron Traywick, djaloshi që injektonte terapinë gjenetike

"Mjaft me zgjatjet e eksperimenteve zyrtare" ishte motoja e Aaron Traywick, i ashtu quajturi "hacker i trupit", 28 vjeçar i cili "sfidonte" mjekësinë dhe kishte bindjen se testimet e kurave mjekësore duheshin eksperimentuar vet.

Gjatë shkurtit të kaluar, gjatë një konference, injektoi vetë një nga kurat me qeliza gjenetikisht të modifikuara, për të kuruar Herpesin.

Në ato rrethana tha: "Nëse një gjë e tillë funksionon, do të kalojmë tek kanceri".

Tani i riu "eksperimentues" nuk është më. U gjet pa jetë në një vaskë që privonte nga ndjeshmëria në një spa në Washington.

Mbeten mister shkaqet e vdekjes së tij.

Injeksioni i të ashtuquajturës "kura kundër Herpesit nuk do të ishte arsyeja kryesore e vdekjes së "hakerit të trupit".

Sipas Ascendance Biomedical, qendra bioteknologjike, pjesë e së cilës ishte Trawick, bëhet fjalë për një "goditje fatale".

Josiah Zayner, themelues i një firme amerikane, e cila tregton online bazë për inxhinieri gjenetike, thotë se "Herët a vonë, dikush do të dëmtohej", nëse vazhdon të eksperimentosh kura të pa testuara më parë në trupin tënd.

Në të vërtet, 38  vjeçari Zayner, ishte një ndër të parët që injektoi një dozë të Crispr, një nga teknikat e përdorurar nga viktima, që lejon të injektosh inxhenierinë gjenetike në mënyrë ekonomike dhe të thjeshtë.

Në gusht të 2017s kishte eksperimentuar një substancë për bllokimin e gjenit të miostatinës që ndikon tek muskujt, për t'u bërë më muskuloz.

Ndërsa në tetor, një tjetër "hacker trupi" i quajtur Tristan Robert, testoi mbi veten një trajtim që presupozohej të luftonte HIV-in.

Aaron Traywick mbështeste idenë se, falë terapisë gjenetike, eksperimentuar nga firma Ascendance, shpejt do të arrinte tek një kurë kundër virusi përgjegjës për sëmundjen e Sidës dhe për një trajtim kundër kancerit.

Mes objektivave, ishte edhe lufta ndaj plakjes.

28 vjeçari, i cili sfidoi mjekësinë, por që nuk kishte bërë as një kurs për mjekësi, duket se është mundur nga terapitë e  veta, edhe pse shkaqet e vërteta të vdekjes do të zbulohen pas autopsisë.

Ata që janë quajtur "kackerat e trupit" janë biologë të teorisë "bëje vetë" që bëjnë rolin e "hacker"-ave në trupin e tyre: eksperimentojnë mbi veten terapi inovative në emër të lirisë së shkencës dhe kurës.

Një nga teknikat e preferuara të tyre është Crisp, që të lejon të eksperimentosh me inxhinierinë gjenetike, falë përdorimit të pajisjeve që shiten online.

EMISIONET