Vdes 18 vjeçarja, i shpërthen celulari duke folur

Një adoleshente ka humbur jetën pasi telefoni i saj shpërtheu ndërsa po fliste.

Uma Oram vdiq në shtëpinë e saj në Kheriakani të Indisë.

Raportohet se adoleshentja e kishte vendosur telefonin të karikohej dhe po fliste në një të afërm të sajin, kur papritur i shpërtheu.

Uma, e cila ngeli pa vetëdije dhe pësoi plagë në dorë, këmbë e kraharor, u dëgua në një spital lokal ku edhe ndërroi jetë.

"Iu mbarua bateria e telefoni dhe ajo e vendosi në karikim ndërkohë që po fliste,"-tha vëllai i saj Durga Prasad Oram. "Bateria e telefonit shpërtheu në mënyrë të papritur dhe Uma ra pa vetëdije. Ajo u deklarua e vdekur në spital."

Raportohet se bëhet fjalë për një telefon Nokia 3310.

EMISIONET