Vdekja e nëntetares shqiptare, ambasada amerikane mesazh ngushëllimi familjes

Vdekja e nëntetares shqiptare, ambasada amerikane mesazh ngushëllimi

Pas vdekjes së nëntetares 32-vjeçares, Zarife Hasanaj ambasada amerikane në Tiranë i shprehu një mesazh ngushëllimi familjes së viktimës.

Teksa i shprehu ngushëllimet familjarëve, ambasada i uroi shërim të shpejtë dy ushtarëve të plagosur, ndërsa nderojnë sakrificën e tyre.

Reagimi i Ambasadës:

Shtetet e Bashkuara shprehin ngushëllime për familjen dhe miqtë e Zafire Hasanaj, ushtaren e vrarë sot në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në Letoni dhe i urojmë shërim të shpejtë dy ushtarëve shqiptarë të plagosur. Ne nderojmë sakrificën e saj.

EMISIONET