Vdekja e Mac Miller, arsyeja që Ariana Grande i dha fund fejesës

Vdekja e Mac Miller, arsyeja që Ariana Grande i dha fund fejesës

Ariana Grande dhe Pete Davidson i dhanë fund fejesës 5 mujore.

Dhe vdekja e reperit Mac Miller ndryshoi rrugën e jetës së tyre.

TMZ raporton se ndarja e tij nga jeta është një nga arsyet kryesore që çoi në ndarjen e çiftit të famshëm.

"Ariana 'u mbyll' në një vend të errët pas mbidozës fatale të ish të dashurit të saj. Ajo nuk fajësoi veten për vdekjen e tij pasi ndjen se bëri gjithçka që mundi për ta ndihmuar, por e la në një gjendje emocionale shumë të rënduar,"-tha burimi për TMZ.

Pas vdekjes së Miller, sipas burimit, këngëtarja kuptoi disa gjëra: "Ajo nuk mund të përfshihej plotësisht në marrëdhënien e saj me Pete. Dhe se kishte nxituar me vendimin për tu fejuar."

Ariana dhe Pete i dhanë fund fejesës këtë fundjavë. Vendimi ishte i ndërsjellë, por Ariana ishte ajo që ndërmorri hapin e parë.

Çifti të shtunën u duk shumë i qetë dhe Ariana shkoi në 'SNL' për të mbështetur Pete. Por çdo gjë mori fund të dielën.

Asnjëri prej tyre nuk ka komentuar ndarjen.

EMISIONET