Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish në lidhje me vdekjen e 27-vjeçarit nga Korça Enea Ftoi. Në një postim në Facebook, Berisha thotë se vrasja e të riut është vrasje shtetërore raciste, ndërsa autorët janë të lirë.

Reagimi i Sali Berishës

Torturimi me pasoje vdekjen e 27 vjeçarit rom Enea Ftoi, eshte vrasje shteterore raciste!

Të dashur miq, para tre ditësh kriminele me uniformë në komisariatin e Korçës i morën jetën me tortura çnjerëzore të riut rom, 27 vjeçarit Enea Ftoi. Sot pas tre ditësh autorët e këtij krimi monstruoz racist, xhelatet e Eneas janë të lirë dhe vazhdojnë me qetësi punën.

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhë këtë qëndrim kriminal të narkoshtetit, i cili fakton në mënyrë përfundimtare se kemi të bëjmë me një vrasje të mirëfillte raciste shtetërore, u bëj thirrje komunitetit rom dhe mbarë qytetarëve të Korçës që të ngrihen kundër këtij akti çnjerëzor të autoriteteve shteterore, Edi Rames dhe klikës së tij raciste në pushtet! Sb

/Ora News.tv/