Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Patrick Shanahan i ka dërguar  mesazh ngushëllues ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka për humbjen e jetës së dy efektivëve të FA, Zarife Hasanaj dhe Klodian Tanushi.

Shanahan: Pranoni ngushëllimet e mia të thella për vdekjen tragjike të nëntetare Hasanajt dhe major Tanushit. Mbajmë zi për humbjen e tyre dhe ndajmë dhimbjen me Shqipërinë. Humbja e tyre është një kujtesë e dhimbshme për  rrezikun me të cilin përballen ushtarët tanë ndërsa mbrojnë lirinë

Shanahan ngushëllon edhe familjet Hasanaj dhe Tanushi, ndërsa  uron shërim të shpejtë Rreshter Kapajn.

/Ora News.tv/